Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosen me thikë pesë persona në Marsejë, policia vret autorin

schedule20:54 - 2 Shtator, 2025

schedule 20:54 - 2 Shtator, 2025

Pesë persona u plagosën të martën, më 2 shtator, në Marsejë të Francës, pasi një person sulmoi me thikë e shkop kalimtarë dhe punonjës hoteli.

Sipas prokurorit Nicolas Bessone, autori, një shtetas tunizian me status të ligjshëm në Francë, fillimisht goditi me thikë shokun e dhomës në hotelin ku sapo ishte dëbuar për mospagesë. Më pas plagosi menaxherin e hotelit dhe të birin e tij.

Por autori nuk u ndal me kaq. Me shkop e dy thika në duar, ai doli në një rrugë të mbushur me njerëz, duke plagosur të paktën dy persona të tjerë. Një patrullë policie ndërhyri, i kërkoi të hidhte armët, por ai refuzoi. Përballë kësaj situate, autoritetet hapën zjarr duke e vrarë.



Dëshmitarë okularë thanë se i dyshuari u përpoq të godiste me thikë oficerët teksa po përpiqeshin ta arrestonin. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!