Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: India ofroi heqjen e tarifave për mallrat amerikane

schedule09:07 - 2 Shtator, 2025

schedule 09:07 - 2 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se India është ofruar të ulë tarifat e saj “në zero”, edhe pse e quajti ngërçin aktual tregtar me vendin “një katastrofë krejtësisht të njëanshme”.

Tarifat amerikane prej 50% për mallrat nga India – të cilat përfshijnë një gjobë prej 25% për refuzimin e Delhit për të ndaluar blerjen e naftës nga Rusia – hynë në fuqi javën e kaluar.

India nuk i është përgjigjur komentit të fundit të Trump, por një luftë e tillë fjalësh mbi naftën ruse ka bërë që lidhjet Delhi-Uashington të arrijnë nivelin më të ulët historik.

Komenti i Trump përkon me pjesëmarrjen e kryeministrit indian, Narendra Modi, në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Tianjin, ku ai u takua me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!