Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dashuri dhe spiunazh”/ Piloti kroat i KFOR rrëfente lëvizjet e trupave tek e dashura serbe

schedule16:34 - 28 Gusht, 2025

schedule 16:34 - 28 Gusht, 2025

Një muaj paraburgim ka vendosur gjykata e Splitit për pilotin kroat dhe të dashurën e tij, serbe nga Kosova, për dyshimet për spiunazh.

Ata janë lënë në paraburgim për shkak të mundësisë së ndikimit mbi dëshmitarë dhe rrezikut të shkatërrimit të provave, thuhet në vendimin e masës së gjykatës.

Serbja e dyshuar është lënë në paraburgim për shkak edhe të rrezikut për arrati meqë në Kroaci është shtetase e huaj.

Të dy janë intervistuar të mërkurën nga autoritetet, ndërsa rasti i tyre po hetohet nga policia dhe Europoli.

Dyshimet janë se piloti kroat teksa ka shërbyer edhe në KFOR, i ka dhënë informacione mbi lëvizjet e trupave të KFOR-it të dashurës së tij serbe, e cila më pas ia ka dhënë ato Listës Serbe.

Konkretisht po hetohet mbi rastin e fundit te vitit 2022, kur piloti kroat mendohet se i ka dhënë informacione partneres së tij mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës, ashtu si edhe për lëvizjet e trupave të KFOR-it.

Mes te tjerash, hetuesit dyshojnë se ai i zbuloi asaj informacione të rëndësishme lidhur me Zubin-Potokun, një prej komunave problematike mes serbëve e shqiptarëve të Kosovës në veri.

Të dy po ashtu akuzohen për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e serbit të arrestuar Dejan Pantiç, ish-polic i Kosovës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në sulmet ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!