Talenti shqiptar, Leon Dajaku, vazhdon të aktivizohet rregullisht me Bayern Munchen II dhe po bën ndeshje shumë të mira. 18-vjeçari shënoi edhe në takimin e sotëm përballë Kaiserslautern, një gol shumë të bukur.
Sulmuesi i talentuar merr një pasim shumë të gjatë e të vështirë, por e ndalon pa asnjë problem dhe arrin të mposhtë portierin mik, duke barazuar provizorisht shifrat në 1-1.
Edhe pse Dajaku bëri një ndeshje të mirë, ekipi i Bayern nuk ia doli të marrë pikë, duke u mposhtur 1-3 nga miqtë e Kaiserslautern./abcnews.al
?? Leon Dajaku scores for Bayern Munchen II#LeonDajaku #BayernMunchen pic.twitter.com/hd1QrOyHzZ
— Veronik Istrefaj (@veroniku7) December 14, 2019