U deshën dhe e kërkuan shumë njëri-tjetrin. Pas një telenovele të gjatë në merkaton e verës, historia e Milan dhe Ardon Jasharit kishte një fund të lumtur. Mesfushori u transferua te skuadra kuqezi për 38 milion euro, shifër kjo rekord në blerjet e klubit milanist për këtë sesion në tregun e transferimeve.
Futbollisti bëri debutimin e tij në miqësoren kundër Leeds, ndërsa për herë të parë është prezantuar në konferencën përpara mediave.
“Ishte e vështirë. Por I kisha dhënë fjalën Igli Tares dhe bëra gjithçka për të ardhur te Milan. Dua ta felënderoj, ashtu si Ibrahimoviç që më shpjegoi se çfarë do të thotë ky klub. Jam i lumtur për këtë transferim. Është një ëndërr e realizuar. Tani dua të jap më të mirën time për skuadrën”, u shpreh Jashari.
Ardon Jashari bëri debutimin e tij me Milan në miqësoren kundër Leeds, ndërsa pritshmëritë për të janë shumë të mëdha në prag të sezonit të ri. Deri atëherë, 23-vjeçari ka zbuluar një pjesë të vetes, duke treguar edhe rrënjët e tij shqiptare.
“Kam mësuar shumë nga Xhaka. Në jemi shqiptaro-zvicerianë. Kemi në gjak dëshirën për të fituar, zjarrin brenda dhe atë grintë që mund të bëjë diferencën. Idhulli im është Pirlo, ndërsa tani po mësoj nga një tjetër kampion i madh si Modriç. Te Milan të gjithë e ndjejnë presionin, por do punoj fort për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm”, ka thënë Ardon Jashari.
Pas ndeshjes së parë miqësore, Ardon Jashari pritet luajnë të dielën sfidën e parë zyrtare me Milan, në Kupën e Italisë kundër Barit.
/abcnews.al/

