Nuk ka rëndësi sa lart është e gritur steka. Armand Duplantis i mjafton një shkop për ta kaluar dhe për të vendosur një tjetër rekord.
Atleti suedez kaloi një tjetër limit në kërcimin me shkop, duke shënuar lartësinë 6 metra dhe 29 centimetra në turneun e Budapestit.
Duplantis përmirësoi me 1 centimetër rekordin e vendosur nga vetë ai vetëm dy muaj më parë në Stokholm. Për të kuptuar se sa mbreslënës është ky rezultat, mjafton të shohësh renditjen përfundimtare të garës, ku me një diferencë prej 27 centimetrash, në vendin e dytë u rendit greku Emmanouil Karalis, ndërsa në vendin e tretë australiani Kurtis Marschall me 5,82 metra.
Për 25 vjeçarin, të pagëzuar si “njeriu fluturues” ky ishte rekordi i 13 radhazi në disiplinën e tij.
Vetëm një legjendë si Sergey Bubka ka më shumë rekorde në karrierën e tij, plot 35 në turnetë e hapur dhe ata në salla të mbyllura.
Kampion I padiskutuar bote dhe olimpik në kërcimin me shkop, Armand Duplantis nuk I vendos limite vetes.
Për shkak edhe të moshës së tij të re, atleti suedez pretendon të përmirësojë akoma më shumë rekordin personal për të vendosur një tjetër limit përpara Lojrave Olimpike që do të zhvillohen në Los Angeles në verën e vitit 2028./abcnews.al


