Boris Johnson ka rezultuar fitues në zgjedhjet legjislative që u zhvilluan në Britani.
Liderit botërorë kanë shprehur urimet e tyre për fitoren e kryeministrit britanik Boris Johnson. Kancelarja gjermane Angela Merkel, e përshkroi fitoren e Johnson në zgjedhje si një fitore të jashtëzakonshme.
“Pres me padurim të punoj me ju për miqësinë dhe bashkëpunimin e fortë midis kombeve tona,” deklaroi Merkel.
Ndërkohë Presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në Twitter shprehu urimet e tij: “Urime Boris Johnson-it për fitoren e tij të madhe!”. Gjithashtu, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi në Bruksel se fitorja Johnson-it ishte një moment qartësimi për Brexit-in.
Kryeministri irlandez Leo Varadkar dhe kryeministri italian Giuseppe Conte gjithashtu uruan Johnson-in nga Brukseli.
“Mund të rrisim bashkëpunimin për përfitim të ndërsjellë mes Italisë dhe Britanisë së Madhe. Urime”, deklaroi Conte.
Nuk ka munguar edhe reagimi nga Matteo Salvini, ish-ministri i Brendshëm italian dhe drejtuesi i partisë së ekstremit të djathtë “Liga”, uroi gjithashtu Johnson-in për fitoren përmes një postimi në Twitter./abcnews.al

