Nuk ishte aspak i lumtur pasi e dënuan. Lionel Messi nuk luajti dot ndaj Sinsinatit në Ligën Profesioniste Amerikane, pasi u pezullua për një ndeshje nga organizatorët sepse refuzoi të merrte pjesë në Ndeshjen e Yjeve.
Superylli argjentinas u kthye në sfidën e Kupës së Ligës ndaj rivalit meksikan, Atlas, dhe ishte shumë i motivuar.
Kampioni i botës nuk shënoi ndonjë gol, diçka që i ka ndodhur rrallë këto kohë, por gjithsesi ishte vendimtar.
Pasi Segovia shënoi për ekipin floridas, Inter Majemi, Atlas barazoi 10 minuta para fundit, por pastaj në skenë u ngjit Mesi.
Veterani 38-vjeçar krijoi aksionin e golit të fitores në minutën e 96-të, madje shërbeu edhe asistin për shënuesin Marselo Vajgant.
Më pas, ndërsa arbitri vërshëlleu mbylljen e ndeshjes, Messi festoi përpara fytyrës së sulmuesit të ekipit rival, Marias Kokaro.
Uruguajani tregoi se argjentinasi ishte i acaruar me festimin e tij pas golit të barazimit, ndërsa ai nuk reagoi. Më pas, Leo shkoi dhe e takoi uruguajanin, i kërkoi falje, dhe dhuroi fanelën. Mesi ka 18 gola e 7 asistë në 18 ndeshje këtë vit për skuadrën amerikane.

