Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Arrestohet 31-vjeçari, ndihmoi autorin dhe nuk kallëzoi ngjarjen

schedule14:40 - 24 Korrik, 2025

schedule 14:40 - 24 Korrik, 2025

Klaus Jaçaj është arrestuar nga policia në Sarandë, lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në qytetin bregdetar, ku u plagosën dy persona, Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj.

Sipas policisë, 31-vjeçari Jaçaj akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Ngjarja ndodhi në një lokal, në lagjen nr. 3, Sarandë. Nga hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se katër personat e shpallur në kërkim janë konfliktuar fillimisht me dy të rinjtë Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj për motive të dobëta, ndërsa gjatë përleshjes mes tyre, Ramadan Zoto ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar, duke i lënë të plagosur.

Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë. Dy të plagosurit u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë me helicopter për mjekim më të specializuar.

Nga hetimet rezulton se autori, Ramadan Zoto, i njohur edhe me mbiemrin Canaj si dhe një nga personat e shpallur në kërkim, Erjon Canaj janë vëllezër.

Ramadan Canaj njihet si një person me rrezikshmëri të lartë, me precedentë penal në Greqi, ku është dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai njihet edhe për një rast të bujshëm kur ka shkëmbyer zjarr me forcat e policisë greke. Aktualisht ai ndodhet në proces gjyqësor në Sarandë për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!