Vëllai i Rezartës vë kujën në spital: Kush ta bëri këtë?!

schedule13:52 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 13:52 - 13 Dhjetor, 2019

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Xhyrë të Librazhdit, ku çifti i të rinjve Olsian dhe Rezarta Hajdari dyshohet se tentuan që ti jepnin fund jetës, duke u vetëhelmuar.

19 vjeçarja nuk mundi dot që të mbijetonte, duke mbërritur e vdekur në spitalin e Librazhdit, ndërkohë që Olsiani po lufton për të qendruar në jetë.

Vëllai i Rezartës, është ai që ka vënë kujën në spitalin e Elbasanit, dhe ku duket se hedh dyshime të forta mbi ngjarjen, teksa kërkon që të gjejë vrasësit e motrës së tij.

“Oh Zot, kush ta bëri të keqen ty, oh Zot! Kush qe ai dorëmallkuar që ta bëri këtë, kush qe?! Ça mi bënë motrës teme, ku qenë ato, ku janë të iki ti vras, ti shuaj të gjithë”, janë disa nga thirrjet rrëqethëse të të riut.

Ndërkohë, pas helmimit të çiftit në Librazhd, policia ka marrë fillimisht në pyetje prindërit e Olsianit për të mësuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë dijeni për ndonjë problem dhe se janë shokuar, kur kanë gjetur vajzën të pajetë.

Lexo edhe: Në dhomën e çiftit që u gjet i helmuar: Dyshimet e policisë për tragjedinë 5 ditë pas dasmës

Prindërit rrëfejnë se nuk kishin dëgjuar për probleme të çiftit dhe se nuk kishin perceptuar ndonjë konflikt apo situatë që mund të çonte në këtë veprim.

“Kishin vetëm 5 ditë të martuar. Nuk na kanë thënë asgjë se kishin konflikt apo probleme me njëri-tjetrin. Edhe para martese nuk dimë të kishin konflikt. Jemi të shokuar nga ajo se çfarë na ndodhi, nuk dimë çfarë të themi“, – janë shprehur prindërit e çiftit para policisë.

Olsi dhe Rezarta Hajdari, përkatësisht 27 dhe 19 vjeç, nga fshati Xhyrë i Librazhdit, janë vetëhelmuar pesë ditë pas martesës, në rrethana të paqarta.

E reja ndërroi jetë, ndërsa 27-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Elbasanit.

Çifti u gjet në gjendje të rëndë në dhomën e gjumit nga e ëma e djalit e cila njoftoi menjëherë të afërmit dhe i dërguan dy të rinjtë në spitalin e Librazhdit.

Për 19-vjeçaren ishte tepër vonë pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, tezja e Olsianit tregoi gjithashtu nga spitali se nuk kishin patur dijeni për probleme të çiftit dhe se gjithçka kishte qenë e papritur.  /abcnews.al