Beteja e parë malore në edicionin e 112-të të Turit të Francës ka nxjerrë menjëherë në pah favoritin kryesor, sllovenin Tadej Pogacar.
Kampioni i botës fitoi dje etapën 12, Auch-Hautacam (180.6 km), duke shënuar kështu suksesin e tretë në këtë edicion në Francë. Çiklisti i skuadrës së Emirateve të Bashkuara Arabe regjistroi kohën 4:21:19, duke lënë pas në vend të dytë me 2 minuta e 10 sekonda danezin Jonas Vingengaard (Visma).
Për sa i përket klasifikimit të përgjithshëm, Pogacar tani kryeson me një epërsi të rëndësishme prej 3’28″ ndaj Vingegaard dhe me një avantazh prej 4’45″ nga vendi i tretë, ndaj Evenepoel./abcnews.al

