Ofertës së kryeministrit për tu ulur në një tryezë për të hartuar një plan të përbashkët për situatën e krijuar pas tërmetit, Lulzim Basha i është përgjigjur negativisht, por pavarësisht kësaj opozita ka prezantuar një plan me 5 pika për rimëkëmbjen e bizneseve.
Në një takim me bizneset në Durrës, Basha kërkoi që të anulohen menjëherë taksat dhe detyrimet për biznesin, duke kujtuar se të njëjtat masa u morën edhe në Itali në tërmetin që ra në Aqulia.
Partia Demokratike vijon t’i kërkojë qeverisë të reagojë menjeherë për gjendjen e bizneseve në qytetin e Durrësit për të ndalur atë që demokratët e cilësojnë si “dimrin ekonomik”.
Kryedemokrati Basha ishte në Durrës dhe u takua me përfaqësues të biznesit të prekur nga tërmeti, të cilëve i prezantoi si zgjidhjen më të mirë një plan me 5 pika i cili oftron lehtësi fiskale për biznesin, sipas përvojës së ndjekur nga Italia në situatë të njëjtë pas tërmetit në Aqulia. “Do pezullojmë të gjithë taksën vendore përfshirë taksën e pronës, do të pëzullojmë faturën e energjisë dhe të ujit, pagesën me kosto të sigurimeve shoqërore derisa situata të normalizohet”, tha Basha.
Alternativa e demokratëve është sipas Bashës e vetmja mundësi që në situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, biznesi të mbajë kokën mbi ujë, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse nuk do të ketë reagim nga qeveria. “Abuzimi që bën admistrata e shtetit, duhet të paguani gjithçka, tatim fitimin ndërkohë që nuk po bëhet biznes”, u shpreh Basha.
Kur dy javët e tërmetit kanë kaluar, kreu i opozitës i kërkoi qeverisë të anulojë pezullim të veprimtarisë fiskale. “ Veprimtaria fiskale duhet të pezullohet, si mund të tatosh një biznes që nuk punon për shkak të një fatkeqësie natyrore”, tha ndër të tjera Basha.
Opozita apelon që plani i masave të propozuara prej saj të hyj në fuqi sa më parë në mënyrë që pasojat e rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve si pasokë e tërmetit të 26 nëntorit.
./abcnews.al