Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pajaziti, zyrtarisht te Hajduk/ Klubi kroat njofton kontratën me mesfushorin e ri kuqezi

schedule12:49 - 9 Korrik, 2025

schedule 12:49 - 9 Korrik, 2025

Një legjendë e madhe largohet, dhe një talent premtues vjen.

I tillë momenti tek Hajduku, sepse nga skuadra më e vjetër e Kroacisë iku personaliteti I shquar Ivan Rakitiç, në të njëjtën kohë kur u njoftua zyrtarisht afrimi I Adrion Pajazitit.

Lojtari ofensiv shqiptar, i ftuar nga vetë Rakitiç për t’u bashkuar me të bardhët e Splitit, është tashmë lojtari më I ri në stadiumin “Poljud”.

Vetë Hajduku njoftoi arritjen e marrëveshjes me klubin anglez, Fulham, dhe se kontrata do të vlejë deri në 2029.

Pra, do të jetë katërvjeçare, ndërsa prezantimi do të bëhet këtë të mërkurë

Futbollisti kuqezi do të mbajë fanelën me numrin 4, dhe tifozët e drejtuesit janë të bindur se e ardhmja e tij do të jetë shumë e mirë.

Siç kanë njoftuar mediat nga Zagrebi dhe nga Spliti, rroga e tij do të arrijë në 300 000 euro në sezon, jo shifër e jashtëzakonshme, por as e keqe për këto nivele.

“Jutarnji List” shkruan se trajnerit Gonzalo Garsia iu plotësua dëshira, dhe se gjithçka u realizua pasi Goran Vuçeviç u emërua si drejtori I ri sportiv I klubit nga Dalmacia.

Pajaziti luajti sezonin e kaluar tek Gorica në Ligën e Parë të Kroacisë, duke shënuar 3 gola, e duke shkëlqyer me klasin dhe vizionin e tij për lojën.

Jo më kot, gazetat sportive e cilësuan atë si blerjen më të rëndësishme të Hajdukut, dhe “Jutarnji List” e pati si lajmin sportiv kryesor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!