Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Champions League dhe tani 16 skuadra do të luftojnë për trofeun e madh. UEFA ka shpallur edhe lojtarin më të mirë të ndeshjeve në grupe.
Ai është Robert Lewandovsky, i cili është golashënuesi më i mirë deri tani në kompeticionin e më të fortëve me 10 gola të shënuar në 6 ndeshje. 9.15 është vota e bomberit polak, i cili po zhvillon një sezon të mrekullueshëm në rrafshin personal.
Pas tij u rendit Leo Messi, ndërsa i treti është Alphonso Davies i Bayern Munchen. Toni Kross dhe Harry Kane plotësojnë pesëshen e më të mirëve, duke konfirmuar performanca shumë pozitive. /abcnews.al


