Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘SPAK do të ankimojë vendimin për Malltezin’, Gjikondi: GJKKO ka marrë kritika nga BE, shkak performanca jo në standardin e duhur

schedule20:23 - 8 Korrik, 2025

schedule 20:23 - 8 Korrik, 2025

Juristja Brizida Gjikondi komentoi vendimin e sotëm të gjyqtares Ulliri për lirimin e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezit. Gjikondi tha se SPAK do të ankimojë vendimin për Malltezin dhe se nuk duhet ngatërruar puna e këtij institucioni me punën e GJKKO. Më tej, ajo shtoi se GJKKO ka marrë kritika nga BE për performancën jo në standardin e duhur.

“SPAK-u do të ankimojë vendimin e marrë nga Ulliri për lirimin e Malltezit. Nuk mund të krahasojmë Malltezin që i është mbyllur dosja dhe nuk ndikon në prova, ai mund të ketë një liri të përkohshme po për veprën me 5.2 milionë euro nuk i shmanget dot.

Ka ende filmime sesi Berisha shkonte tek fabrika e familjes së Ullirit për ta inaguruar.



Unë këmbëngul që nuk duhet të ngatërrojmë SPAK me GJKKO. GJKKO ka marrë kritika dhe nga BE për punën jo në standartin e duhur. Atë që ka kërkuar Dumani është e ligjshme, sepse kanë tronditur politikën. Ligji nga Xhafaj është skandaloz sepse është menduar që pas 9 vitesh të kthehen në prokuroritë e Apelit. Këta duan imunitet.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!