Itali- Çatia e një restoranti të njohur në provincën e Latinës në rrugën Tripoli në Itali, është shembur gjatë natës. Si pasojë një grua ka humbur jetën.
Mësohet se të plagosur përfshirë stafin e restorantit dhe klientët janë rreth 10.
Policia dhe ekipet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë në zonë për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve. Ndërsa prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e restorantit.
🔴 #Terracina (#Latina): Le prime immagini degli interventi presso il ristorante stellato “Essenza”.
Si indaga per capire cosa abbia causato il crollo del tetto.@Emergenza24 #news #Essenza pic.twitter.com/WSThXH8eJu— DaniDan (@DanieleDann1) July 7, 2025
/abcnews.al/

