Health Business International, portali lider i biznesit privat shëndetësor në Europë e më gjerë, ika kushtuar hapësirë ekskluzive intervistës me Dr. Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan.
Investimi më i madh privat shëndetësor në Shqipëri po kapërcen kufijtë e rajonit duke marrë vëmendjen europiane. Kjo jo vetëm për shkak të qëndrueshmërisë në treg dhe rritjes së vazhdueshme por edhe në sajë të mjekëve me eksperiencë ndërkombëtare, teknologjisë së avancuar që konkurron me spitalet me emër,mbulimit të një game gjithnjë e më të gjerë shërbimesh dhe risivesi synimi i akreditimit në shkallën më të lartë ndërkombëtare nga JCI. Spitali Amerikan, prej 11 vitesh në Shqipëri, po hedh hapa të sigurtë duke u zgjeruar çdo ditë me degë të reja brenda vendit e jashtë tij. Me një vizion të qartë për të ardhmen e këtij investimi me impakt social madhor, CEO i këtij spitali,Dr. Klodian Allajbeu, është intervistuar së fundmi nga rrjeti dhe portali lider i politikave dhe biznesit shëndetësor privat; Healthcare Business International. Ky I funditi ka kushtuar një artikull të veçantë Spitalit Amerikan, duke i dhënë jehonë ndërkombëtare zhvillimeve e aktualitetit në mjekësinë shqiptare. Në këtë intervistë Dr. Allajbeu tregon më shumë për objektivin e shtrirjes përtej Shqipërisë dhe Kosovës, duke e kthyer Spitalin Amerikan në një Institucion shëndetësor të konsoliduar e standardizuar në të gjithë rajonin.
Healthcare Europa
Ndryshimet radikale në mënyrën si operatorët paguhen pritet që të lejojnë dhënien e fondeve publike spitaleve private nëpërmjet subvensionimit për një gamë të caktuar proçedurash për herë të parë duke çuar kështu në zgjerimin e tregut.
Sistemi shëndetësor publik në Shqipëri është përballur gjithnjë me sfidën e mbulimit të shërbimit për shtresat me të ardhura të limituara ndërkohë që aktorët privatë janë të varur kryesisht në pagesat me lekë në dorë dhe nëraste sporadike mbështeten nga fondet publike.
Duket se ndryshimi ka filluar. Në intervistën e tij CEO i Spitalit Amerikan, shpjegon se kjo praktikë po ndryshon.”Deri tani, spitalet publike në Shqipëri janë financuar më fonde fikse çdo vit në rritje, dhe nga ana tjetër nuk ka ekzistuar kontrolli efikas për menaxhimin e ketyre fondeve. Shumë shpejt pritet të implementohet nga qeveria një sistem DRG (Grupi i Shpenzimeve sipas Diagnozave – Diagnosis Related Group) bazuar në njëlistë diagnozash e proçedurash për të cilat të dy sektorët, si ai publik edhe ai privat, do të rimbursohen.
“Pacientët do të kenë mundësinë të zgjedhin të shkojnë në një spital publik apo privat (me shpenzimet publike)”thotë Allajbeu. “Mund të jetë njësistem që kërkon një pagesë të pjesshme nga pacienti, por gjithsesi pagesa bazë behet nga fondi publik”
Kjo është një praktikë e ndjekur edhe në vende të tjera europiane. Struktura e implementimit të pagesave të DRG-së (paketave te rimbursuara) është prioritet iMinistrisë së Shëndëtësisë aprovuar nga qeveria dhe lista e proçedurave të subvensionuara pritet tëpublikohet në gjysmën e parë të vitit që vjen. Skema pritet të hyjë në fuqi në 2019. Allajbeu shprehet optimist për implementimin e një skeme të ngjashme DRG edhe në Kosovë e Maqedoni.
Spitali Amerikan në Shqipëri ka pesë degë spitalore, një qendër mjekësore dhe një laborator qendror. Është themeluar në 2006 me synim trajtimin e pacientëve që kërkonin shërim jashtë vendit dhe pa asnjë mbështetje nga fondet publike të cilat në atë kohë ishin të destinuara pothuajse ekskluzivisht për spitalet shtetërore. Por kjo e fundit pritet të ndryshojë. Për më shumë Healthcare Nova intervistoi Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan.
Si e pati zanafillën Spitali Amerikan?
Filluam në 2006 me kardiokirurgjinë. Duke qënë se në atë kohë në Shqipëri kardiokirurgjia pothuajse mungonte dhe se shumica e pacientëve detyrohej të udhëtonte jashtë për të marrë trajtim, gjatë 2006-2010 ne u fokusuam pikërisht tek këta pacientë dhe ia dolëm ti trajtojmë këtu.
Suksesi që patëm na lejoi zgjerimin duke bërë të mundur hapjen e një spitali me gamë të plotë shërbimesh ambulatore dhe dy salla kirurgjikale.
Cilët janë pacientët tuaj dhe si paguajnë ata?
Modeli që shfaq Shqipëria nuk është i njëjtë me atë të vendeve të tjera ne zhvillim. Këtu sigurimet shëndetësore nuk funksionojnë – dhe kompanitë private të sigurimeve nuk kanë të njëjtin efikasitet.
Në mënyrë që targeti ynë të mos ishte i limituar vetëm në personat me të ardhura të larta,u fokusuam në familjet me të ardhura mesatare; 6,000€ – 7,000€ në vit. Shqipëria është një treg në zhvillim, por ka një ekonomi relativisht të qëndrueshme e cila ka pësuar nje rritje prej 3-5% çdo vit. Është një vend I pasur me burime natyrore si naftë dhe minerale, madje një gazsjellës, projekt i rëndësishëm në ndërtim e sipër; TAP, do të përshkojë vendin tonë.