Kryeradikali serb Vojsllav Sheshel akuzoi të gjithë ata që reaguan kundër shkrimtarit austriak Peter Handke, mik i kasapit të Ballkanit Miloseviç, duke i quajtur “analfabetë, gjysëm-shkrimtarë të serbëve dhe njerëz që nuk lexojnë fare libra.” Sheshel e futi Handken në kategorinë e “miqve” të Serbisë që “patën guximin t’i tregojnë opinionit publik botëror se serbët nuk ishin kriminelë ose fajtorë të luftës, por viktima të propagandës perëndimore.
Presidenti i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Seselj pyeti të enjten kryeministren e Serbisë dhe ministrat përkatës pse nuk kanë pranuar ende nismën e partisë së tij për të shtypur veprat e mbledhura të fituesit të çmimit Nobel Peter Hadke, të cilat më pas do të shiten me një çmim më të lirë për qytetarët dhe kompletet do tu dhurohen bibliotekave të shkollave. Ai tha se Ana Brnabiç dhe Ministri i Kulturës Vladan Vukosavljeviç si dhe Ministri i Arsimit Mladen Sarceviç duhet të reagojnë dhe të angazhojnë shtëpitë më të mira botuese sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndahen fonde edhe nga rezervat buxhetore dhe të tregojnë mirënjohjen për një mik të madh serb, sic e quajti ai.
Seselj akuzoi të gjithë ata që reaguan kundër Handke, mik i kasapit të Ballkanit Miloseviç, duke i quajtur analfabetë, gjysëm-shkrimtarë të serbëve dhe njerëz që nuk lexojnë fare libra. Sheshel e futi Handken në kategorinë e “miqve” të Serbisë që “patën guximin t’i tregojnë opinionit publik botëror se serbët nuk ishin kriminelë ose fajtorë të luftës, por viktima të propagandës perëndimore “, sipas tij./abcnews.al