Ndërsa po arrijmë në fund të vitit është e thjeshtë të shikosh mbrapa dhe të kujtosh të keqen, qoftë në politikë apo në çështjet mjedisore. Por ajo që është gjithashtu e qartë është roli i grave në formimin e botës sonë më të mirë. Merrni Gina Miller dhe Baronesha Hale, të cilat ndaluan politikën jodemokratike ose Greta Thunberg e cila në moshën 16 vjeç, ka kryesuar lëvizjen ndërkombëtare për ndryshimin e klimës janë vetëm disa shembuj.
Është Lizzo që ka shërbyer si një grua frymëzuese për pozitivitetin dhe qasjen e pranimit të trupit, ndërsa Phoebe Waller-Bridge jo vetëm që na ka bërë të qeshim dhe të qajmë, por edhe ka vërtetuar se sa të njohura janë narracionet e drejtuara nga gratë. Këtu janë 10 gra që kanë ndikuar në mënyrën se si jetojmë dhe mendojmë përgjatë vitit që po lemë pas…
1.Alexandria Ocasio-Cortez
Vetëm 18 muaj më parë ajo ishte thjesht një kamariere dhe banakiere.
Sot, ajo përfaqëson të ardhmen e Partisë Demokratike amerikane dhe është statistikisht politikania e dytë më e përfolur pas Trump. Në nëntor të 2018-ës, ajo u bë gruaja më e re që shërbeu në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, duke fituar garën për rrethin e 14-të të Nju Jorkut, në moshën 29 vjeçe. Mandati i saj filloi këtë vit. Me propozimin për politikën e varfërisë dhe mbështetjen e një sistemi të kujdesit shëndetësor Alexandria Ocasio-Cortez është një dritë shprese në politikën amerikane.
2.Greta Thunberg
Është 16 vjeçe dhe ka luajtur një rol kryesor në lëvizjen për ndryshimin e klimës që ka përfshirë globin në vitin 2019-të. Ajo shkoi drejt SHBA-ve këtë vit dhe mbajti një fjalim viral ku ndëshkoi liderët botërorë për trajtimin e tyre ndaj mjedisit.
“Ju keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe. Ne jemi në fillimin e një zhdukjeje masive dhe gjithçka që mund të flisni ju është përralla e radhës”, guxoi të thonte ajo. Në dhjetor, Great u cilësua si personi më i ri ndonjëherë që fitoi çmimin ” Personi i Vitit” nga revista Times.
3.Lizzo
Është një kampione e gëzueshme me një qasje pozitivie ndaj trupit të saj. Ajo ka frymëzuar miliona njerëz me tekstin e këngës së saj duke ndikuar bindshëm në konceptin e bukurisë dhe stilit.
Gjithashtu,ka frymëzuar edhe të tjerë miliona me tekstin e këngës së saj të fuqishme, dhe veshjet e saj në tapetin e kuq kanë ndryshuar mënyrën se si ne shikojmë bukurinë dhe stilin. Ajo është, siç thotë vetë, “Jam 100 përqind kjo ” e keqe”.
4.Phoebe Waller-Bridge
Kushdo që ka një interes për kulturën popullore e di që Phoebe Waller-Bridge është protagonistja e vitit që po lemë pas. Në Emmy-t e 2019-ës, ajo fitoi bindshëm duke kapur tre nga kategoritë më të mira përfshirë, aktoren kryesore në një serial komedish. Një nga artistet më të suksesshme në zhanrin e saj.
Ajo gjithashtu iu bashkua kastit për të shkruar bashkë skenarin për filmin e ardhshëm Bond, No Time To Die, me shpresën se ajo do të injektonte mençurinë dhe inteligjencën e saj të të shkruarit.
5.Gina Miller
Çfarë do të ishte Mbretëria e Bashkuar nëse nuk do të ishte Gina Miller? Ajo u ngrit kundër përpjekjes së kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin, një veprim që ajo e konsideroi të paligjshëm dhe jodemokratik. Edhe një herë, Gjykata Supreme votoi në favor të saj. Ajo rrëzoi Boris Johnson dhe planin e tij të diskutueshëm për Brexit. Për herë të dytë, Miller, përmes këmbënguljes dhe pasionit të plotë, luftoi për demokracinë britanike.
6.Baronesha Brenda Hale
Nëse Gina Miller drejtoi procedurat ligjore kundër përpjekjes së Boris Johnson për parlamentin, Baronesha Brenda Hale dha aktgjykimin. Duke vendosur se pezullimi ishte “i paligjshëm, i pavlefshëm dhe pa asnjë efekt”, Hale ndaloi politikën jodemokratike. Ekspertja juridike e lindur nga Leeds mbetet kryetarja e parë femër e Gjykatës Supreme dhe prej kohësh ka luftuar për përfaqësim më të mirë gjinor në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar.
7.Jacinda Ardern
Trajtimi i ndjeshëm dhe progresiv i Jacinda Ardern ndaj sulmeve fatale terroriste në Mars të 2019-ës në dy xhami ishte një mësim për udhëheqësit botërorë. Brenda një jave nga tragjedia, në të cilën një ekstremist qëlloi 51 persona gjatë lutjes, Ardern u nxit të kufizojë në mënyrë drastike ligjet e armëve të Zelandës së Re, duke ndaluar shitjen e të gjitha llojeve të armëve gjysmë automatike dhe pushkëve sulmuese. Përballë ndarjes, terrorit dhe urrejtjes, Adern ishte një shembull shprese, mirësie dhe uniteti.
8.Bethany Williams
Këtë vit, bota e modës më në fund ka filluar të përfshijë praktika të qëndrueshme. Pak persona e kanë bërë këtë me aq shumë pasion ose angazhim sa Bethany Williams, e cila merret me çështje sociale dhe mjedisore, duke rikrijuar procesin e prodhimit dhe duke e kthyer atë në një cikël të virtytshëm. Rezultatet e unisex janë veshje rruge me ndërgjegje shoqërore. Ajo është dëshmi e gjallë që moda luksoze nuk ka nevojë të kontribuojë në rrëzimin e planetit tonë, dhe një frymëzim për markat që mendojnë se janë të pakapërcyeshme.
Talenti dhe përkushtimi i saj ka bërë që ajo të fitojë një vëmendje të gjerë – dhe për të mbyllur një vit të suksesshëm, në dhjetor, ajo mori çmimin e Modës për Veshje të talenteve britanike.
9.Elizabeth Warren
Ajo mund të ketë rënë në votime, por mbetet ende një nga tre kandidatet potenciale të Partisë Demokratike për të siguruar nominimin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020-ës. A mund të jetë ajo gruaja që më në fund mund të nxjerrë nga loja Donald Trump? Vetëm koha do ta tregojë, por tani për tani ajo po përqendrohet në fushatën e saj.
Planet e saj kryesore të politikës përfshijnë anulimin e borxhit të studentëve, krijimin e një takse pasurie dhe prishjen e kompanive të mëdha të teknologjisë. Ajo gjithashtu ka tërhequr vëmendjen për vendimin e saj për të hequr dorë nga mbledhja e fondeve private dhe takimet një për një me fituesit e mëdhenj, që janë përdorur tradicionalisht për të kultivuar marrëdhëniet e një kandidati me të pasurit.
10.Jessica Meir dhe Christina Koch
Nëse ndonjëherë ka pasur një tregues të qartë të arritjeve të grave, është hapësira dhe NASA. E udhëhequr nga Jessica Meir dhe Christina Koch, misioni për në NASA u vonua për disa muaj pasi nuk kishte hapësira të disponueshme për gratë, duke dëshmuar se udhëtimi në hapësirë ishte dizajnuar me burrat në mendje. Por, ato të dyja duke refuzuar të pengohen bënë udhëtimin të ndodhte. Dhe kjo është meritë personale e tyre!
Në 18 tetor, ata kaluan shtatë orë jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) duke zëvendësuar një njësi të kontrolluar të energjisë të dështuar. Momenti i krijimit të historisë u regjistrua në të gjithë botën, duke nënvizuar se çdo gjë për sa i përket barazisë gjinore. Duke një shkrim për The Washington Post, ajo tha: “Arritja e vërtetë është njohja kolektive që nuk është më në rregull të ecësh përpara, pa lëvizur të gjithë së bashku ”./abcnews.al