Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Izraeli duhet ta kërkojë armëpushimin”/ Elezi: Por jo Trump. Me Iranin të ulen në tavolinën e bisedimeve

schedule16:24 - 24 Qershor, 2025

schedule 16:24 - 24 Qershor, 2025

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se Izraeli duhet ta kërkojë armëpushimin dhe jo presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një intervistë për “Faqja 4” në ABC News, Elezi u shpreh se Izraeli dhe Irani duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve.

“Izraeli është mjaft i lodhur me angazhimet që ka pasur me Hamasin, në Palestinë. Izraeli duhet të kërkojë armëpushim, dhe jo SHBA. Mund të ketë rrezik që shtetet e gadishullit arabik të mbështesin Iranin. Kjo mund të ishte e papërballueshme për Tel Avivin. Deklaratat e Trump nuk janë në përputhje me njëra-tjetrën. SHBA duhet të vazhdojnë rreth mbështetjes së palëve për dialog, për çështje që janë shkaktuar në këto ditë lufte. Të tre lokacionet janë dëmtuar dhe nuk mund të pasurohet uraniumi. Janë krijuar rrethana të reja për vijimin e dialogut.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!