Ukraina ka gjetur trupat e 1,212 ushtarëve të saj të vrarë në vijën e parë të luftës me Rusinë. Trupat e pajetë sipas autoriteteve ukrainase janë gjetur në një nga operacionet më të mëdha të zhvilluara në zonë.
“Trupat e 1,212 mbrojtësve të rënë janë kthyer në Ukrainë. Hetuesit dhe ekspertët mjeko-ligjorë do të përcaktojnë identitetin e të vdekurve sa më shpejt të jetë e mundur”, njoftuan autoritetet.
Më 2 qershor, Rusia dhe Ukraina zhvilluan një raund të dytë bisedimesh për paqe në Stamboll, ku ranë dakord të shkëmbenin më shumë të burgosur duke u përqendruar te më të rinjtë dhe më të plagosurit rëndë dhe të kthenin trupat e 12,000 ushtarëve.
/abcnews.al/

