“Muzika për mua është gjithcka, është gjithë qenia ime. Dhe aq më magjike është tanimë, të ndaj skenën ndërsa jam në pritje të ëmbël.” Kështu shprehet në një bisedë Leontina Nikën, në Pas Mesnatë sopranoja Renisa Laçka.
“Gjatë gjithë muajve të shtatzanisë kam qenë e angazhuar me vepra të ndryshme në opera dhe koncerte, së fundi kemi patur dy koncerte shumë të bukura gala, njëri prej tyre në Vlorë, qytet ku ndihem si në shtëpi. E përjetoj shumë ëmbël, gjithë këtë periudhë ia kam dedikuar bebit, shpesh i këndoj përvec skenës. Emocionet kanë qenë të shumëfishta. Jam shumë e lumtur për këtë periudhë të jetës sime, për këtë dhuratë që me vjen nga Zoti.” – ajo thekson se talentin e ka të trashëguar nga i ati, ndërsa formimi i saj profesional është në Greqi.
“Talentin e kam marr nga im at, është dicka e tradhëguar. Ka kryer Liceun, më pas jam larguar për në Greqi, jam diplomuar për kanto, ku ndihem me fat se gjithë rezultati ka ardhur nga studimet e mia me mësuesn greke, më ka dhënë përkushtim maksimal. Konsultohem ende me të, kemi patur edhe një lidhje si një mama e dytë, më veconte nga studentët e tjerë, e kam patur mbështetje shumë të madhe.”- tha ajo./abcnews.al

