Sulmuesi kryesor i Salzburg, Erling Braut Haaland, nuk ia doli të shënojë përballë Liverpool dhe të ndihmojë skuadrën e tij të kualifikohej. Ekipi austriak u mposht 0-2 nga kampionët në fuqi dhe u eliminuan nga Champions, për të vazhduar aventurën e tyre në UEFA Europa League.
Në momentin kur Liverpool shënoi golin e dytë dhe lojtarët e kuq po festonin, Haaland afrohet te stoli i tij, kërkon një shishe ujë dhe më pas e përplas fort në tokë, duke treguar të gjithë zhgënjimin e tij. Haaland e mbylli këtë sezon në Champions League me tetë gola të shënuar në vetëm pesë sfida. Bomber i vërtetë!/abcnews.al
Erling Haaland grabbed the bottle just to throw it away ? pic.twitter.com/h1HJE2qODX
— B/R Football (@brfootball) December 10, 2019