Rekordi absurd në Champions, e vendos portieri i Genk

schedule18:46 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 18:46 - 10 Dhjetor, 2019

Skuadra belge e Genk i ka befasuar të gjithë. Në formacionin zyrtar përballë Napolit, vihet re starti si titullar i portierit Maarten Vandevoordt. Ky i fundit ka vendosur  një rekord absurd.

17 vjeç, 9 Muaj dhe vetëm 10 ditë! Ky është rekordi që portieri i Genk, Maarten Vandevoordt, ka vendosur sot, duke u bërë portieri më i ri që starton si titullar një ndeshje të UEFA Champions League.

Rekordin për portierin më të ri që startoi si titullar në Champions League, e mbante gardiani i Benficës, Mile Svilar. Vandevoordt është tashmë portieri më i ri në historinë e Champions League dhe përballë Napolit, pritet të ketë një punë të vështirë./abcnews.al