VIDEO | Tenisti më i dobët në histori, hetohet për plan djallëzor

schedule14:59 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 14:59 - 10 Dhjetor, 2019

Dyshime të mëdha pas një ndeshjeje tenisi, ku një i panjohur është bërë protagonist në një ndeshje që u mbyll 0-6, 0-6 në favor të tajlandezit Krittin Koaykul. Ukrainasi Artem Bahmet, për të cilin nuk ka asnjë informacion veç faktit që është 22 vjeç, mund të quhet tenisti më i dobët në histori.

Në fakt nëse ai është tenist, pasi ata që kanë parë videon e ndeshje së tij janë të bindur që kurrë në jetë të tij nuk ka kapur me dorë një raketë. Ukrainasi nuk fitoi asnjë pikë, ndërkohë që mënyra se si i kryen shërbimet të bën me të vërtetë për të qeshur.

Federata Ndërkombëtare e Tenisit po heton për të mësuar se si Bahmet është bërë pjesë e turneut në Doha. “Abc.es”. raporton se ka nga ata që pohojnë se ukrainasi nuk ka luajtur kurrë tenis në të shkuarën dhe ka shfrytëzuar vendin e mbetur bosh për të vënë bast kundër vetes dhe për të përfituar në aspektin financiar. Kjo gjë është rreptësisht e ndaluar në tenis. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!