“Babale”/ Salianji: Prokuroria pjesë e llumit, lexoi deklaratën e Ramës

schedule14:46 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 14:46 - 10 Dhjetor, 2019

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji duke dalë nga Gjykata e Tiranës, pasi u dha pretenca e prokurorisë, tha se “nuk i druhem fare sepse është një gjyq tërësisht politik”. Më tej ish-deputeti demokrat, u shpreh se nuk i druhet askujt, dhe se në këtë rast Prokuroria është bërë pjesë e llumit.

“Nuk pati asnjë provë asnjë fakt të ri, pati një devijim çështjes nga trafik ndërkombëtar droge të vëllait të ish-ministrit, Xhafaj drejt një gjasme pretence ku prokuroria në këtë rast bëhet pjesë me llumin. Pa dyshim asnjë intrigë, pabesi, tradhëti nuk ia del ta mposhtë të drejtën dhe të vertetën. E sigurt është se sot shqiptarët shohin një person të dënuar me 7 vite e 4 muaj burg që po kryen dënimin. Ai është vëllai i ministrit të larguar nga detyra, Fatmir Xhafaj. Dhe padyshim një prokurori të deskretituar që lexoi fiks atë që tha kryeministri ditën që doli audio-përgjimi dhe gjithë ato që ka thënë avokati i Xhafajt”, u shpreh ai.

Lexo edhe: “Babale”/Prokuroria: Dënimi për Ervin Salianjin konvertohet në shërbim prove


/abcnews.al