Tea Kaja sot është 22 vjeç, dhe prej më shumë se dy dekadash jeta e saj varet nga gjaku i dhuruar. Sapo kishte mbushur një vjeç kur prindërit e saj mësuan se sëmundjen e Talasemisë ia kishin trashëguar të bijës.
Në moshën 1 vjeçe kam marr gjak për herë të parë, 1 vjeç e bëra në shkurt, në mars mora për herë të parë gjak. I kam të dy mbartës, vëllai ka lind mirë, unë me probleme.
Që prej asaj dite, kanë kaluar 21 vjet, dhe Tea është e detyruar të paktën njëherë në muaj të marr gjak.
Marr gjak njëherë në 3 javë apo 4 javë, në varësi të hemoglobinës. Mund të jetë 8-9, në varësi të analizave.
22 vjeçarja nga Berati, studente në vitin e tretë për Psikologji, tregon vështirësitë me të cilat përballet çdo ditë të jetës.
Është e vështirë se kam rrahje të shpeshta zemre, gjendje të fikti kur s’kam marr gjakun.
Mungesa e informacionit në shoqëri për sëmundjen e Talasemis, ia ka vështirësuar më shumë jetesën 22 vjeçares. Ajo thotë se shpesh herë është ndjerë edhe e paragjykuar.
Në gjimnaz kam qenë e paragjykuar, nuk më kuptonin. Tani në fakultet më ndryshe, janë të rritur, e dijn se ça është Talasemia.
Ndonëse nuk e sheh si pengesë Talaseminë për të gjetur shpirtin binjak, ajo i frikësohet planifikimit familjarë në të ardhmen.
Nuk e shoh problem për të krijuar familje, nëse është edhe partneri im mbartës të Talasemis e shoh problem për fëmijën. Nëse do njoh dikë do doja mirëkuptimin, se ne kemi edhe raste që vajzat janë ndarë për këtë fakt.
“Nëse nuk je vetë nuk e kupton çështë Talasemia”, thotë Tea, ndërsa ka edhe një mesazh.
Çdo gjë ka një zgjidhje, po besove në vetvete ja del. Jeta është një garë, duhet jetuar me të gjitha vështirësit që kemi, qoftë fizike, mendore, etj. / abcnews.al


