Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rusisë i kërkohet të respektojë armëpushimin”, Frederiksen: Sanksione? Sygjeroj të shohim nga sistemi bankar

schedule19:15 - 16 Maj, 2025

schedule 19:15 - 16 Maj, 2025

BE dhe SHBA mund të bëjnë më shumë drejt sanksioneve në rast se Rusia nuk do të pranojë armëpushimin me Ukrainën.

Kështu u shpreh në Tiranë, në përfundim të Samiti të BE, kryeministja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ky theksoi se sygjeron që sytë të hidhen në drejtim të sistemit bankar, energjisë apo naftës

“Sa u përket sanksioneve deri më tani SHBA ka qenë e qartë, i kërkojnë Rusisë të respektojë një armëpushim prej 30 ditësh.

Ka patur disa biseda sot. Pritet që Rusia të kthehet dhe të jetë serioze në tryezë. Kemi parë sinjale nga Trump që SHBA të vendosë më shumë sanksione në tryezë.

Shpresoj të gjithë aleatët dhe partnerët nga jugu global si edhe SHBA jemi të gatshëm të bëjmë më shumë. Unë do të sygjeroja të hedhim sytë nga sistemi bankar, energjisë apo naftës.” tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!