Fitorja në Gjermani kundër Slavia Prague është detyrim për Borussia Dortmund, por mund të mos jetë e mjaftueshme për t’u kualifikuar. Verdhezinjtë shpresojnë që Barcelona të mos humbasë ndeshjen e “San Siros” kundër Interit, e vetmja mënyrë për t’u kualifikuar më tej.
Klubi gjerman ka marrë një lajm të keq një ditë përpara ndeshjes. Alex Witsel ka pësuar një dëmtim të çuditshëm dhe do të mungojë përballë ekipit çek. Mesfushori belg është rrëzuar në shtëpinë e tij dhe ka dëmtuar keq fytyrën!
30-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe do të rikthehet vitin e ardhshëm në dispozicion të trajnerit Favre, i cili ka konfirmuar diçka të tillë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme. /abcnews.al
Witsel has suffered a facial injury and will be out for the rest of the year.
Wishing you a speedy recovery, Axel! ? pic.twitter.com/k5KKQ7drrp
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) December 9, 2019