Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jep dorëheqjen nga ekipi kryesues, ish-trajneri i Interit i befason të gjithë

schedule18:11 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 18:11 - 8 Dhjetor, 2019

Nuk ka zgjatur më shumë se 6 muaj aventura e Andrea Stramaccionit në kampionatin iranian të futbollit. 43-vjeçari, i cili u bë i famshëm me faktin që drejtoi Interin përpara shtatë vitesh, ka dhënë dorëheqjen nga Esteghlal.

Problemet financiare të klubit dhe parregullsitë në pagesa kundrejt tij dhe anëtarëve të stafit teknik, ndikuan që trajneri italian të largohej. Stramaccioni zhvilloi një punë fantastike dhe e la ekipin në krye të renditjes, diçka që nuk i ndodhtë Esteghlalit prej 6 vitesh.

Në muajin nëntor u shpall trajneri më i mirë, teksa Stramaccioni regjistroi tetë fitore rresht dhe ekipi i tij është sulmi më i mirë i kampionatit. Për fat të keq aventura mori fund dhe largimi i trajnerit ka sjellë acarimin e tifozëve të klubit aziatik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!