Goran Tomic, trajneri i Lokomotivës së Zagrebit, ka vendosur t’i hedhë në fushë të pestë futbollistët shqiptarë kundër Osijek. Ndeshja nis prej orës 15:00, ndërkohë që në mbrojtje është titullar si zakonisht Jon Mersinaj, i cili në javën e fundit ishte në formacionin më të mirë të kampionatit kroat.
Çokaj gjithashtu luan në mesfushë, kurse sulmi është i gjithi shqiptar. Indrit Tuci luan në majë të repartit të avancuar, kurse nga krahët në mbështetje të tij janë Kastrati dhe Uzuni. /abcnews.al