Shkrimtari austriak pro-serb, Peter Handke, merr të shtunën çmimin e tij Nobel në Stockholm për letërsi.
Një çmim që ngjalli shumë polemika. Ish-zyrtarë të lartë të Akademisë Suedeze kanë vendosur që të bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së këtij çmimin për Handken. Ish-sekretari i përhershëm i Akademisë suedeze i cili vazhdon të jetë anëtar, Peter England, ka konfirmuar se nuk do të jetë i pranishëm në eventin e ndarjes së çmimit për shkrimtarin austriak, përkrahës i Sllobodan Milloshevic.
“Të festoj çmimin Nobel për Peter Handken do të ishte një hipokrizi e madhe nga ana ime”, ka thënë England shkruan The Guardian.
Handke të premten mbërriti në kryeqytetin suedez, ku dhe mbajti një konferencë për shtyp, në të cilënnuk munguan debatet.
Shkrimtari austriak sulmoi gazetarët e pranishëm në konferencë të cilët e pyetën lidhur me përkrahjen që i ka dhënë Sllobodan Milloshevic dhe rreth faktit se pse në librat e tij nuk shkruan asnjëherë për genocidin serb në Bosnje.
Handke pyetje të tilla i ka cilësuar si “injorante”, duke thënë se nuk dëshiron që të merret me këtë pjesë. Ndryshe në rrjetet sociale ka filluar edhe një fushatë kundër Handkes. Dikush ka edituar logon e Nobelit, dhe ka shkruar “ Not in my name”./abcnews.al