Malaga ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Tenerife. Pas një prekje të topit me dorë në zonë, arbitri i ndeshjes ka akorduar penallti. Në ndihmë i ka ardhur sistemi VAR për ta marrë këtë vendim.
Armando Sadiku, i cili kishte shënuar edhe në pjesën e parë, nuk fali dhe nga pika e bardhë e 11-metërshit shënoi golin e dytë për skuadrën e Malaga dhe të gjashtin sezonal për të në kampionat. /abcnews.al