Studiuesi Çlirim Hoxha, ka sjellë së fundmi librin e tij “Troja gjendet në Shkodër”.
Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Hoxha foli për rëndësinë e historisë si edhe vlerat e rëndësishme që kanë studimet dhe zbulimet ndër vite.
“Shqiptarët duhet të zgjohen dhe të kuptojnë rëndësinë dhe vlerat që kanë. Ka shqiptarë që jetojnë larg Shqipërisë dhe shqetësohen për historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha ai.
Po ashtu studiuesi, foli edhe për lidhjen që sipas tij ka rrota me Shkodrën dhe Ilirinë.
“Thuhet se rrota është shpikur diku në Babiloni, por rrota e Lubjanës mbahet si rrota më e vjetër, 5200 e vjetër. Njeriu për të bërë zbulimet e tij ka imituar natyrën. Unë them e kam studiuar që njeriu kur ndërtoi rrotën, imitoi natyrën”, tha mes të tjerash ai.
/abcnews.al/

