Parma vuajti kundër Frosinones, por në fund ia doli të kualifikohej në fazën e 1/8 në Kupën e Italisë. Ekipi emilian fitoi 2-1, penalltia e Hernani në minutat shtesë vendosi sfidën teksa kundërshtari i radhës në këtë kompeticion është Roma e Fonsecas.
Siligardi kaloi Parmën në avantazh në pjesën e parë me një gol shumë të bukur, por miqtë lacialë, të cilët garojnë në Serie B, barazuan me anë të Trotta në pjesën e dytë. U duk se ndeshja do të shkonte në shtesa, por vendasit fituan një penallti në minutën e dytë shtesë.
Braziliani Hernani u tregua i saktë dhe vulosi kalimin më tej të ekipit të tij. Kastriot Dermaku u rikthye titullar pas qëndrimit në stol në përballjen kundër Milanit. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund festoi bashkë me shokët e tij kualifikimin. /abcnews.al
Parma – Frosinone 2-1
(Siuligardi 20, Hernani (pen) 90+2′ / Trotta 71′)