“Taekwondo” dhe Materazzi në spital, Ibrahimovic: E prisja atë moment prej 4 vitesh

schedule19:29 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 19:29 - 5 Dhjetor, 2019

Zlatan Ibrahimovic nuk duhet ta acarosh kurrë. Hakmarrja e tij është e sigurt, edhe pse mund të ndodhë pas 4 vitesh. Sulmuesi suedez i është rikthyer dëmtimit të Marco Materazzit gjatë një derbi midis Milanit dhe Interit.

38-vjeçari ishte pjesë e kuqezinjve dhe në një moment realizoi një veprim akrobatik për t’i marrë topin mbrojtësit zikaltër, më saktë për ta dëmtuar. Ibra rrëfen gjithçka në një prononcim për suedezen GQ, aty ku pranon se ndërhyrja e tij ishte me qëllim.

Isha pjesë e Juventusit dhe luanim përballë Interit në një ndeshje të vitit 2006. U dëmtova dhe u detyrova të dilja jashtë loje pas një ndërhyrje vrasëse të Materazzit. Pasi kalova te Milani, gjatë një derbi, Materezzi nisi të më karikojë në pjesën e dytë.

Vendosa t’i bëj një ndërhyrje taekwondo dhe ai përfundoi në spital. Stankovic më pyeti: ‘Pse e bërë këtë, Ibra?’ Unë iu përgjigja: ‘Po e prisja këtë moment prej 4 vitesh, ja përse‘ dhe u largova prej aty“, zbulon Zlatan Ibrahimovic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!