Romelu Lukaku është më i lumtur se kurrë tek Interi. Që nga transferimi i tij këtë verë nga Manchester United në Milano, sulmuesi është rikthyer të jetë protagonist me lojën dhe golat e tij. Këtë fakt e shpreh dhe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, i cili tregon se Lukaku ka rilindur tek Interi.
”Duket qartazi marrëdhënia shume e mirë e tij me Conten. Transferimi tek zikaltrit i ka bërë shumë mirë Lukakut. Po flasim për një lojtar të madh. Si kur luan për Belgjikën si për Interin, Romelu jep maksimumin e tij. Është e vërtetë që në muajt e fundit tek United ai nuk ishte më i lumtur. Tashmë ai ndihet i lumtur pasi e konsideron veten të rëndësishëm për ekipin e tij,” deklaron Martinez për ‘Corriere dello Sport’.
26-vjeçari duket se është përshtatur shumë shpejt me kampionatin italian. Në sezonin e tij të parë në Seria A, sulmuesi belg numëron 10 gola në 14 ndeshje. Besimi dhe marrëdhënia shumë e mirë me trajnerin Conte, e ka rikthyer dhe një herë Lukakun në qendër të vëmendjes. /abcnews.al