Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta për Palestinën/ Burri valvit flamurin palestinez në kullën Big Ben

schedule13:04 - 9 Mars, 2025

schedule 13:04 - 9 Mars, 2025

Protestat për Palestinën kanë marrë një tjetër formë dhe më e fundit ishte në kullën Big Ben të Londrës.

Një burrë u arrestua nga policia britaniike pasi u ngjit në kullën e orës së famshme, duke mbajtur flamurin palestinez në Pallatin e Westminsterit në qendër të Londrës. I zbathur dhe me flamurin në duar, ai arriti në një parvaz disa metra lart kullës dhe nuk pranoi të largohej.

Personoli i urgjencës u ngjit disa metra dhe me megafon i bëri thirrje burrit të zbriste, por pa rezultat. Ekuipazhet e urgjencës u ngjitën në një vinç për të negociuar me të dhe ai përfundimisht zbriti rreth mesnatës.



Incidenti çoi në mbylljen e Urës Westminster, një nga daljet në Stacionin e Metrosë Westminster dhe Rrugën e Urës. Ndërkohë një grup njerëzish aty pranë bënë thirrje në mbështetje të Palestinës, por ata u detyruan nga policia që të lëviznin.

Incidenti ndodhi në një kohë që ka pasur pro-palestineze në të gjithë vendin.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!