Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter fiton me Asllanin/ Mesfushori shqiptar nisi aksionin e avantazhit zikaltër

schedule12:17 - 6 Mars, 2025

schedule 12:17 - 6 Mars, 2025

E treta herë radhazi që nga minuta e parë.  Një Champions me fat dhe i merituar ky për Kristian Asllanin, që luajti titullar për Interin kundër Fejnordit, ashtu si edhe më parë ndaj Spartës së Pragës dhe Monakos. I ndihmuar nga dëmtimi i Hakan Çalhanoglusë, por edhe me besimin e trajnerit Simone Inzagi, mesfushori i kombëtares shqiptare ishte në fushë për 81 minuta në suksesin 2-0 në Holandë, triumf i vërtetë që praktikisht siguron kualifikimin për në çerekfinale.

Edhe pse nuk ishte i shkëlqyer, sërish ylli kuqezi u dallua, e mbajti fort pozicionin e tij pa bërë gabime. Ishte protagonist në avantazhin 1-0 të Interit në stadiumin “De Kaip”, me rrjetën e shënuar nga Markus Turam. Provoi të shënonte nga goditja e dënimit, I ndalur nga portieri vendas, dha ndonjë pasim të rëndësishëm, dhe sidomos fitoi duelet dhe driblimet.

Me 305 minuta në këtë Ligë të Kampionëve, Asllani kaloi 1000 minutat në sezon, duke pasur saktësisht 1025, shumë pranë totalit të vjetshëm prej 1064 minutash. Championsi është një ngushëllim për Serinë A, ku sikur është lënë pas dore kohët e fundit me 4 ndeshje në stol nga gjashtë të fundit që nga fillimi i shkurtit. Në Europë ai ka vendosur rekordin personal për aktivizimin dhe shpresohet të luajë edhe më tej dhe të provojë një tjetër finale, ashtu si në 2023.

“E dinim se duhej të vuanim dhe vërtet vuajtëm. Gjysmë ora e parë ishte shumë e vështirë, por pas golit morëm komandën e ndeshjes dhe le të marrim me vete këtë rezultat që është shumë I rëndësishëm. Ne jemi ambiciozë në Champions, kemi qenë që në fillim, por ka shumë rivalë të fortë. Le të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Tani kemi sfidën me Monzën, një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, vetëm më pas do të mendojmë sërish për Fejënordin”.

Interi e pati të vështirë fillimisht në Holandë, pasi Fejënordi bëri presion dhe nuk duhet harruar se eliminoi Milanin në play off. Gjithsesi, ndërsa minutat kalonin, kampionët e Italisë e morën veten dhe shënuan radhazi fillimisht me autor Markus Turamin në 38’, e pastaj në pjesën e dytë me rekordmenin e ri zikaltër, Lautaro Martinez në 50’. Fitorja mund të kishte qenë më e thellë, por Zielinski e humbi penalltinë në 65’.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!