Eksperti i sigurisë, Xhevat Shala thotë se Europa mund ta mbrojë vetveten nga Rusia.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Shala u shpreh se shtetet europiane po e kthejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Ndërsa kapiteni Dritani Goxhaj deklaroi se aktualisht, Europa nuk mund të përballet me forcat ruse.
Xhavit Shala: Unë mendoj se mundet. Trump në raport me Europën, ka pasur të drejtë. Europa mund ta mbrojë vetveten nga Rusia. Shtetet e Evropës, po e khejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. I vetmi kërcënim që Europa ka, është ai që vjen nga Rusia. Ekziston ky rrezik. Raportet ndërkombëtare kanë ndryshuar, me ardhjen e Putinit, programi i tij, për ta kthyer Rusinë e Madhe. Është ëndrra, nuk po them se e realizon. Unë them se Europa ka aftësinë dhe fuqinë.
Dritan Goxhaj: I duhen 10 vjet të arrijë këtë lloj militarizimi. Ku do i marrësh armët? 68 përqind të armëve i blen nga Amerika. Duhet më shumë që të prodhojë vetë. Sot Evropa nuk ka kapacitet të përballet me forcat ruse. Trump nuk ka qenë pro Putinit./abcnews.al


