Divock Origi vazhdon të shënojë në derbin e “Merseyside”. Edhe në takimin e sotëm mes Liverpool dhe Everton, sulmuesi belg gjeti rrjetën, vetëm pas gjashtë minutash lojë.
Sadio Mane jep një pasim shumë të bukur për Origin, por si mbrojtësi i Everton, Keane, ashtu dhe portieri Pickford, kishin mundësinë të arrinin tek ai top. Në fund, nuk kuptohen me njëri-tjetrin dhe Origi përfiton, për të shënuar më pas me portën e boshatisur. Everton po bën një sezon për t’u harruar./abcnews.al
Liverpool – Everton 1-0
Origi 6′