Sot në orën 21:15, Liverpool zbret në fushë për të ruajtur rekordin perfekt në Premier League, përballë rivalëve të përjetshëm, Everton. Ky derbi, ka qenë shumë i luftuar në fillim të viteve 2000, por me afrimin e viteve të fundit, të kuqtë kanë pasur një dominim ndaj rivalëve të të njëjtit qytet.
Madje, një statistikë tregon qartë dominimin e Liverpool. Të kuqtë e Jurgen Klopp nuk janë mposhtur nga Everton në 17 ndeshjet e fundit mes tyre, duke marrë 10 fitore dhe 7 barazime. Edhe sot në “Anfield Road”, Liverpool është dukshëm favorit për të triumfuar.
Everton është një moment shumë negativ, pavarësisht se shpenzoi mbi 100 milionë euro në merkaton e verës. Trajneri Marco Silva është në presion të madh dhe në rast të ndonjë turpërimi nga Liverpool, me shumë gjasa do të jetë trajneri i radhës i shkarkuar në Premier League./abcnews.al
Undefeated ?@LFC are unbeaten against Everton in their last 17 #PL matches (W7 D10)#LIVEVE pic.twitter.com/06XvUBhWFn
— Premier League (@premierleague) December 4, 2019