Arrestimi i gjashtë serbëve në Veri/ Eksperti i Sigurisë: Sulmuan fizikisht policinë e Kosovës

schedule17:16 - 25 Shkurt, 2025

schedule 17:16 - 25 Shkurt, 2025

Gjashtë serb u arrestuan pasi janë përshirë në një përleshje fizike që ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në rrugë “Kral Petri” në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës njoftoi se pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar përplasjen mes tyre, të dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas kanë sulmuar edhe zyrtaret e policisë.

Eksperti i Sigurisë Bedri Elezi në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, foli për arrestimet në veri të Kosovës.

Ai u shpreh se një grup personash sulmuan policinë e Kosovës, dhe gjashtë prej tyre janë arrestuar.

“Gjashtë persona të komunitetit serb kanë sulmuar fizikisht policisë e Kosovës. Është arritur nga policia që 6 persona të arrestohen, edhe pse autoritet thanë se kanë qenë të pranishëm më shumë persona të përfshirë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!