Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 23 mijë euro të padeklaruara, procedohet polaku në Qafë Thanë

schedule15:00 - 22 Shkurt, 2025

schedule 15:00 - 22 Shkurt, 2025

Një shtetas polak ka tentuar të nxirrte nga Shqipëria, 23 700 euro, pa i deklaruar. Si pasojë, ai po procedohet penalisht nga policia në Qafë Thanë.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 23 700 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 45- vjeçari (shtetas polak).



Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet  për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në dalje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin polak A. K.

Gjatë kontrollit u gjetën 23 700 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak A. K. 45 vjeç, banues në Poloni, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!