Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Falsifikim, shkelje të barazisë në tendera/ AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 policë në Tiranë

schedule14:44 - 21 Shkurt, 2025

schedule 14:44 - 21 Shkurt, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policia, ka ekzekutuar masa e sigurisë për katër punonjës policie në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për Haxhi Balla me detyrë ish-shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, Eni Tila (Xhaferi), me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit, Jaho Caushaj, me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, Islam Shehi, me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë.

Sipas AMP-së, ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”. Behet fjale për një tende për blerja pajisje speciale vlera 7 milion leke dhe Mirëmbajtje kondicionim ajrim vlera 10 milion leke te vjetra.

Masat;

Masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Haxhi Balla me detyrë ish Shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i larguar nga detyra me kërkesën e tij dhe aktualisht i vetëpunësuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Eni Tila (Xhaferi) me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit në DVP Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim.

Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Jaho Caushaj me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

Masa e sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Islam Shehi me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!