Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky takohet me të dërguarin e SHBA-së për luftën në Ukrainë

schedule19:02 - 20 Shkurt, 2025

schedule 19:02 - 20 Shkurt, 2025

Sipas mediave ukrainase, Volodymyr Zelensky është takuar me të dërguarin e SHBA-së për luftën, Keith Kellogg.

Por një zyrtar i Kievit ka shtuar se një konferencë e planifikuar për shtyp është anuluar me kërkesë të Uashingtonit, shkruan Sky News.

Aty pritej të flisnin të dy, Kellogg dhe Zelensky. Udhëtimi i Kellogg në Kiev ka përkuar me një përplasje publike midis Donald Trump dhe Zelensky, ku i pari e etiketon ukrainasin si “diktator” dhe kërkon që ai të lëvizë “shpejt” përpara se të humbasë vendin e tij.



Kjo ka thelluar shqetësimet se SHBA mund ta detyrojë Ukrainën në lëshime si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, me diskutimet midis Uashingtonit dhe Moskës që nisën dy ditë më parë pa Evropën e Kievin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!