Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Sulmi i Trump/ Scholz dhe Starmer mbështesin Zelenskyn: I zgjedhur në mënyrë demokratike, zgjedhjet nuk mund ta mbaheshin në mes të luftës

schedule21:44 - 19 Shkurt, 2025

schedule 21:44 - 19 Shkurt, 2025

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pas komenteve të ashpra të Donald Trump, të cilin e cilësoi si një “diktator”.

“Kryeministri shprehu mbështetjen e tij për Presidentin Zelensky si udhëheqësin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës dhe tha se ishte krejtësisht e arsyeshme të pezulloheshin zgjedhjet gjatë kohës së luftës, siç bëri Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha në një deklaratë Doëning Street.

Starmer përsëriti mbështetjen e tij për përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.



Më herët edhe kancelari gjerman Olaf Scholz tregoi mbështetjen ndaj Zelenskyt.

“Është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme t’i mohosh Presidentit Zelensky legjitimitetin e tij demokratik. Ajo që është e saktë është se Zelenskyy është kreu i zgjedhur i shtetit të Ukrainës… Fakti që zgjedhjet e duhura nuk mund të mbahen në mes të luftës reflektohet në kushtetutën dhe ligjin zgjedhor të Ukrainës”, tha kancelari gjerman.

Trump sulmoi Zelenskyn duke e cilësuar si një “diktator” dhe duke thënë se kishte bindur SHBA që të shpenzonte miliarda dollarë për të nisur një luftë që nuk do ta fitonte kurrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!