Milot Rashica ishte protagonist me Werber Bremen në fundjavë, teksa shënoi dy gola në fitoren 2-3 që sulmuesi anësor shënoi kundër Wolfsburg. Prej kohësh për djaloshin nga Vushtrria flitet për oferta të ndryshme, ndërkohë që klubi gjerman përflitet se i ka vendosur edhe çmimin.
Plot 50 milionë euro kërkon Werder për kartonin e Rashicës, i cili në nëntë ndeshje të kampionatit ka shënuar 6 gola. Sulmuesi anësor i Kosovës ka bërë paraqitje të mira edhe me përfaqësuesen e Kosovës, ndërkohë që në të shkuarën është folur për një ofertë të Benfica, që është refuzuar.
Milani është një nga klubet që thuhet se ka interes për shërbimet e Rashicës, por nëse kërkesa e Werder është realisht 50 milionë euro, kuqezinjtë do të kenë të vështirë ta transferojnë. /abcnews.al