Një autoveturë është përfshirë nga flakët pranë nënkalimit në Fushë Mamurras. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Mësohet se autovetura është shkrumbuar plotësisht. Ndërsa, janë ende të panjohura shkaqet e kësaj ngjarje.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë së qarkullit dhe forcat zjarrfikëse të Kurbinit./abcnews.al