Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut janë përfshirë sërish në luftime me ukrainasit në Kursk

schedule23:30 - 7 Shkurt, 2025

schedule 23:30 - 7 Shkurt, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se trupat e Koresë së Veriut janë përfshirë sërish në luftimet në rajonin rus Kursk.

Një pjesë e Kurskut mbetet nën kontrollin e forcave ukrainase pas pushtimit të tyre të befasishëm gushtin e kaluar.

Pak ditë më parë, Kievi vlerësoi se forcat e Phenianit ishin tërhequr nga fushat e betejës për shkak të humbjeve të mëdha që kishin pësuar.



“Ka pasur sulme të reja në zonat e Kurskut, duke përfshirë forcat ruse dhe ushtarët e Koresë së Veriut”, tha Zelensky./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!